Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD, parti e rrënuar”/ Lami: Në PS ka tentativa për të sjellë figura të reja

schedule13:19 - 12 Shtator, 2025

schedule 13:19 - 12 Shtator, 2025

Politologu Roland Lami thotë se PD është parti e rrënuar, dhe se sjellja e saj në Kuvend, do jetë një “deja vu” e viteve 2021-2025.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Lami u shpreh se në PS ka një tentativë për të sjellë imazhe të reja, gjë e cila në PD nuk ndodh.

“Ekzistojnë argumenta dhe të dhëna që do kemi një legjislaturë deja vu të 2021-2025. Numri i deputetëve të rinj në PD, janë rreth 15. Drejtuesit në PD, në shumicë duket që janë ish drejtues në legjislaturën 2021-2025. Po të shohim kauzën e PD, lidhet me degradimin e procesit zgjedhor. Kam bindjen dhe jo thjesht opinion, që edhe përzgjedhja e këtyre individëve, nuk kanë një identitet apo kualifikim. Nisur nga kjo pikëpamje, nga PS ka tentativë për imazh të ri, te PD edhe ky hap nuk bëhet. Te PS, duke qenë se janë figura, diçka mund të ndryshojë. Nëse do shikosh vizionin e kryeministrit, sfida e tij është anëtarësimi në BE.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!