Sipas juristes Brizida Gjikondi, PD është një parti e copëtuar dhe duhet të quhet partia e Berishës sepse është në funksion të tij. Gjikondi u shpreh se partia nuk ka moral dhe se janë të gatshëm të krijojnë aleanca për të sulmuar SPAK.
“Nuk pres asnjë surprizë nga Berisha sepse ka vetëm interesat e tij dhe të familjes, do një imunitet dhe strehë parlamentare ku të bëhet faktor, ai nuk fiton zgjedhjet. PD është copëtuar dhe duhet të quhet partia e Berishës që është në funksion të Berishës, kemi partinë e Bashës, të Dash Shehit dhe Alibeajt, të Agron Shehajt dhe kemi shumë të copëtuar që ul fuqinë e votës nga e djathta.
Një parti që nuk ka moral ose një grumbullim personash në rreshtore pas Berishës nuk mund të presësh respektin e SPAK. Berisha e ka me SPAK dhe reformën e drejtësisë sepse është mësuar që drejtësia të jetë në hyqmin e tij. Në momentin ku drejtësia nuk është në hyqmin e tij dhe të politikës, nuk do cuditesha të krijonte aleanca për të sulmuar SPAK.
Shumë persona që janë në hetim, politika do t’i fus në listat e parlamentit ku ke Mediun , Metën, Beriushën, por dhe nga e majta flitet që do të ketë personazhe që janë të inkrimimuanur dhe kundërshtari është drejtësia.”
/ abcnews.al

