Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, në emisionin Real Story, deklaroi se Partia Demokratike në Shqipëri funksionon si parti e individit dhe e tiranisë së shumicës.. Ai theksoi se frika kryesore e grupit parlamentar të PD-së lidhet me figurën e Sali Berishës.
Sa i takon përpjekjeve të Salianjit për ‘revolucion blu’, Kadilli tha se ashtu si Berisha edhe Salianji është mjeshtër i fasadës që pëlqen të mbushë sallat.
“PD dhe partitë demokratike në Shqipëri nuk janë demokratike, por janë bolshevike. Që nga ’91 nuk ka lëvizje në PD, ka ngjarje. PD, si gjithë partitë në Shqipëri, nuk janë demokratike; veprojnë si parti të individit dhe të tiranisë së shumicës, ku shumica është një masë amorfe. Në PD nuk kishim lista; kjo është tirania e shumicës së militantëve që nuk janë anëtarë.
Partia ka tiraninë e shumicës dhe ka edhe liderin. Në këto lloj partish nuk ka hapësirë për debat, për të krijuar fraksione apo përfaqësime. Duhet të unifikohesh dhe, në gjeste dhe fraza, me liderin. Të dy janë mjeshtër të fasadës, si Salianji ashtu edhe Berisha.
Dy ngjarje ka historia: 26 korriku i vitit 1943, Këshilli i Madh Fashist, dhe rasti i dytë qershori i ’91. Ndryshimet kanë ardhur nga ata që janë në krye. Çfarë frike perceptoj te grupi parlamentar i PD-së? Frika e vetme e tyre është Berisha. Këto forume nuk ekzistojnë. Në çdo sekondë hidhen përjashta nga tirania e shumicës.
Salianji pëlqen të mbushë sallat; edhe Lapaj mbushte sallat. Berisha do të zotërojë hapësirën publike politike; këtë e kanë kuptuar dhe e imitojnë edhe Lapaj edhe Qorri.” / abcnews.al /

