PD paralajmëron Ramën: Largohu me sa më pak kosto për Shqipërinë

schedule14:58 - 15 Qershor, 2019

schedule 14:58 - 15 Qershor, 2019

I ktheu një herë pas protestuesit në 8 Qershor.  Sekretari i përgjithshëm  i Partisë Demokratike paralajmëron se kjo nuk do të ndodhë më nëse kryeministri Edi Rama nuk ndryshon qëndrim. E këshillon në emër të opozitës që të largohet pa ardhur protesta e 9 kombëtare që do të zhvillohet të premten.

“Edi Rama ka blerë pushtetin me krimin, ai është kryeministër ilegjitim dhe ai duhet të largohet me sa më pak kosto për vendin”.

Lidhjen e kryeministrit me krimin e kanë faktuar edhe mediat ndërkombëtare nënvizoi Gazment Bardhi duke i ri-sjellë në vëmendje audio përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

“Në përgjimet e gazetës gjermane Bild gjendet arsyeja përse Europa refuzon të pranojë në familjen e vet një vend, ku bandat dhe krimi i organizuar janë zotër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, blejnë vota dhe kërcënojnë kundërshtarët politikë për llogari të kryeministrit Edi Rama”.
Javën e ardhshme Bashkimi Evropian do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i hapen apo jo negociatat për anëtarësim. Duke iu referuar së fundi mediave ndërkombëtare Reuters, EU Observer, Euroactiv demokratët lexojnë mesazhin e përbashkët që përcjellin.

“Shqipëria është një problem i madh dhe nuk është aspak premtuese”.

Zgjidhja e vetme për opozitën është një: Largimi i Edi Ramës.

“Është hapi i vetëm që i hap rrugën një zgjidhjeje politike sipas standardeve demokratike perëndimore, krijimit të një qeverie tranzitore për t’i garantuar vendit zgjedhje të lira e të ndershme”.

Në 21 qershor shqiptarët do të bashkohen përsëri për të dhënë mesazhin e tyre e paralajmëron Gazment Bardhi Kryeministrin Rama.

“Asnjë hap pas! Boll më me Shqipërinë që duan Edi Rama, një grusht pushtetarësh të korruptuar në palcë, një grusht kriminelësh dhe oligarkësh grabitqarë! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!”/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!