Partia Demokratika ka kallëzuar penalisht të riun që shkelmoi derën e njërës prej sallave të mbledhjeve në selinë e demokratëve në mënyrë që Berisha dhe mbeshtetësit e tij të zhvillonin një mbledhje aty.
Berisha u fut në selinë e PD-së një orë më parë dhe po kërkonte një mbledhje që të futej, por gjatë kontrollit Flamur Noka gjeti derën mbyllur . Në këtë mënyrë një i ri i gjendur aty e shkelmoi derën duke bërë të mundur hapjen e saj.
Lexo edhe: Shkelm derës, Berisha futet me forcë në selinë e PD-së, Noka nxjerr mediat: Dilni përjashta
Gjatë fjalës së tij pak minuta pas largimit të Berishës dhe mbështetësve të tij nga selia e PD-së, Lulzim Basha tha në konferencë për shtyp se personi që shkelmoi derën ishte Fatjon Dauti, i cili sipas tij kërkohet për trafik droge në Britaninë e Madhe.
Njoftimi i PD-së
Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe ndërmorri akte dhune në selinë e Partisë Demokratike
Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.