PD padi Sakos së Durrësit, refuzoi dëshminë, pjesë e grupit kriminal të inceneratorëve

schedule17:04 - 1 Mars, 2022

schedule 17:04 - 1 Mars, 2022

Largimi refuzues nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve i kryebashkiakes në detyrë të Durrësit, Emiriana Sako për demokratët ishte për t’iu shmangur pyetjeve të deputetëve në lidhje me menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë e Durrësit.

Deputetja e PD, Ina Zhupa paralajmëroi një padi në SPAK për Sakon, e cila bëhet e dyta zyrtare që paditet pas Erion Veliajt.

Apeli i demokratëve ishte për drejtësinë, në një kohë që faktet janë publike.

Përgjatë gjithë kësaj jave, PD do të depozitojë në SPAK padi për zyrtarët e PS të përfshirë në procedurat e inceneratorit të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës ndërkohë që të hënën e ardhshme komisioni do të publikojë edhe raportin final të hetimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!