PD pa kandidatë në tre bashkitë e mëdha, vijojnë edhe sot diskutimet

schedule09:24 - 27 Mars, 2023

schedule 09:24 - 27 Mars, 2023

Partia Demokratike nuk do të garojë në të 61 bashkitë e vendit më 14 maj.

Në një raportim për ABC News, gazetarja Erneta Shevroja, tha se përjashto kryeqytetin ku ka zyrtarizuar tashmë Roland Bejko, për Durrësin, Shkodrën dhe Elbasanin PD i shmanget garës dhe mbështet në këtë mënyrë kandidatët e Foltores. Konkretisht për Shkodrën, kryetarin aktual Bardh Spahia, në Elbasan Luciano Bocin dhe në Durrës, Igli Carën.

Partia Demokratike do të vijojë këtë të hënë diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve që do garojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pritet që pas diskutimeve të ketë një konferencë të kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeajt dhe kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.

Kujtojmë se sot përfundon afati për dorëzimin në KQZ të emrave të kandidatëve për kryebashkiakë dhe listave të kandidatëve për Këshillat Bashkiakë për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!