PD, ose rënia e fundit e komunizmit/ Demaliaj: Pas 1990, në atë parti hynë edhe hajdutë. Kasmi: Në komunizëm s’ka pasur disidencë

schedule20:37 - 28 Tetor, 2024

schedule 20:37 - 28 Tetor, 2024

Analisti Ilir Demaliaj thotë se pas vitit 1990, në Partinë Demokratike u bëjnë pjesë persona të cilët kanë qenë hajdutë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Demaliaj u shpreh se sistemi komunist ra në Shqipëri, pas rënies së murit të Berlinit dhe vrasjes së Çausheskut në Rumani.

Ndërsa historiani Marenglen Kasmi deklaroi se në komunizëm, nuk ka pasur disidencë të organizuar. Sipas tij, në atë regjim kishte kundërshtarë politikë.

Ilir Demalia: Problemi është që për fatin tonë që ishim në Tiranë, jetonim në atë që ishte vorbulla, punonim, nihnim njerëzit e artrit, e dinim se kush fliste. Këta që formuan Partinë Demokratike, problemi është kredia që i dha Ramiz Alisë. Ramiz ALia ka ardhur në shtator në 1990 në OKB. Ngjarjet e korrikut ndodhën më herët, para këtyre, ka qenë ngjarja e Kinostudios, ngjarja e Edi Ramës në Institutin e Arteve. Ne dinim se kush po lëvizte, ishte thjesht një rebelim i rinisë. Ajo çka ka ndodhur, që regjimi u trondit, ajo që përgatiti regjimi, ishte pas Çausheskut. Ishte sistemi domino. Pse ke qenë i persekutuar dhe në burg, nuk do të thotë se ke qenë disident. Disidenca mbaroi në viin 1967 me vrasjen e priftërinjve. Pas 1990, në Partinë Demokratike hynë edhe hajdutë.

Marenglen Kasmi: Gjithmonë unë do t’i referohem analizës historike, duke iu përmbajtur edhe rregullave të saj. Nëse do të bënim krahasim të regjimit komunist shqiptar, me atë lindor, një nga veçoritë që mund të themi, është që në Shqipëri nuk ka pasur disidencë të organizuar, ka pasur kundërshtarë politikë. Është një grupim kundërshtarësh politik që veprojnë në mënyrë të fshehtë të organizuar. Padyshim që ky sistem kishte kundërshtarë politik. Disidencë dhe kundërshtarë politikë po flas. Kjo nuk i ul vlerat rezistencës dhe antikomunistëve të kohës. Në kuptimin historik, disidenca nuk ka ekzistuar. Nëse flasim për ndryshim sistemi, viti 1990 është fundi i një procesi. Sistemi fillon dhe jep shenjat e tij, shenja dobësimi, që lëshon pe. Në vitin 1987, arratisja jashtë, nuk quhej tradhti ndaj atdheut. Ndryshimet demokratike në Shqipëri, ishte si pasojë e ndërhyrjeve të qeverisë së mëparshme. Ramiza Alia vazhdoi të drejtonte këtë proces. Ky është proces që nuk mund ta gjykosh në retrospektivë sot. Ramiz Alisë i duhej të vepronte me kujdes, që ky proces të vinte sa më butë./abcnews.al