PD organizon protestë në Elbasan kundër betonizimit të qytetit

schedule13:30 - 3 Shkurt, 2019

schedule 13:30 - 3 Shkurt, 2019

Pas Burrelit, protesta qytetare e thirrur nga Partia Demokratike u mbajt në Elbasan, kundër betonizimit që po i bëhet qytetit. Protestuesit u mblodhën tek parku Rinia, të cilin e konsiderojnë si shprehje të betozimit dhe aferave korruptive në këtë qytet.  Qytetarë që e morën fjalën thanë se ky është rasti tipik, ku janë shpenzuar 3 miliardë lekë, që solli betonizimin e një parku të gjelbër.

Protesta vijoi në formë marshimi në bulevardin e qytetit me thirrje kundër Kryeministrit e për t’u bashkuar në protestën e 16 Shkurtit të thirrur nga PD në kryeqytet. Protestuesit janë ndalur edhe para godinës së bashkisë, ku kanë bllokuar rrugën e kërkuar largimin e kryebashkiakut Qazim Sejdini. Policia ka qëndruar në distancë dhe është përpjekur që të normalizojë trafikun që është zhbllokuar pas disa minutash. Në protestë  kanë qenë edhe deputetët e Partisë Demokratike  Edmond Spaho, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa. Ftesa e tyre ka qenë për gjithë qytetarët e Elbasanit që të bashkohen në kryeqytet më 16 Shkurt në protestën që synon rrëzimin e qeverisë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!