Me tone të ashpra, është shprehur deputeti Ervin Salianji lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, pas mbledhjes së Kryesisë.
“Nuk eshtë një parti politike për fat të keq më, është një njeri që e ka marrë peng. Ish kreu o partisë nuk është dorëhequr, ishte kryetar me procedura sic di ti bëjë vete, do tretet bashkë me partinë, bashkë me logon dhe më vjen keq për këtë.
Bëhet fjalë për interesa private dhe personale. I them cdo demokrati se është sekuestruar firma vula, financat. Ka para dhe ato I interesojnë shume. Nuk ka më anëtarë aty, por më shumë kandidatë për kryetar. Cdo demokratë duhet të reagojë me forcë.
Është moment vendimmarrjes të forta. Opozita duhet të ribëhet si një opozitë e re, qoftë në përmbajtje, komunikim imazhe të reja. Të shkëputet nga njerëz që duan të punojnë për Ramën.” U shpreh Salianji