‘PD, nuk është më alternativë e shqiptarëve’, Rama: Në 11 maj, do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97

schedule18:20 - 20 Prill, 2025

schedule 18:20 - 20 Prill, 2025

Kryesocialisti Rama në turin e tij elektoral u ndal në një takim me gartë dhe vajzat në Kamëz ku u shpreh se Partia Demokratike nuk është më një alternativë e shqiptarëve, por vetëm një mbetje që vijon në inerci. Më tej Rama shtoi se në 11 maj, opozita do të marrë humbjen më të madhe që nga viti 1997 dhe do të shpartallohet, madje shpartallimi do të vijë nga vetë demokratët.

“Në 11 maj është koha e duhur dhe vendi i duhur dhe ka vetëm një forcë që bashkon votat, jo për mua as për qeverinë dhe as për një shumicë aritmetike por për një gjë shumë më të madhe, për të bërë një shumicë që të garantojë që nuk merren dot peng negociatat as nga një buf, zhapik apo insekt.

Për tu dhënë një mesazh vendeve të BE që po ndjekin zgjedhjet dhe fushatën tonë, janë 90 për qind e shqiptarëve që duan të futen në BE. Atyre që rrijnë te këneta, cfarë kërkoni atje. Si mund të rrini atje, duke ndenjur atje i ktheni kurrizin historisë që do shkruhet në 11 maj, nuk krijoni kushtet që të rilindë partia juaj ndërkohë që ka shumë kohë që nuk është më alternativë e shqiptarëve.

Është vetëm një mbetej që vijon në inerci, nëse nuk merr një ndëshkim nga ata që e mbështesin vetëm do humbin. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97, do të dalin të shpartalluar, por ajo që meritojnë është që shpartallim t’ju vijë edhe nga demokratët.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!