Analisti Fitim Zekthi thotë se Partia Demokratike nuk është e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, teksa shtoi se opozita ndodhet në krizë të thellë për shkak kapjes së lidershipit.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se në këtë gjendje, opozita nuk i fiton zgjedhjet.
“Zoti Basha nuk ka vetëm zonjën Pampuri, struktura e PD që ka qenë deri dje, të gjithë kryetarët e degëve, janë me zotin Basha. Nuk di të ketë ikur ndonjë deputet. Zonja Bano ka thënë, ftesën e PD për bashkëpunim nuk e refuzoj, kjo është gjendja. Faktet janë këto.
Do duhej një gjë më e qartë se kaq. Situata nuk është aq e kollajshme. Brenda këtij grupimi, kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, thonë të bëjmë parti, disa thonë presim. Basha po përpiqet të mbajë të bashkuar këtë grup. Opozita, në këtë gjendje është në krizë dhe nuk e fiton kurrë pushtetin. Duhet të kuptojnë që partia nuk është e tyre. Njerëzit, kushdo, e kuptojnë cila është kriza, duket. Është kriza e lidershipit në Partinë Demokratike. Është një grusht njerëzish. Kriza e PD është kapja e lidershipit”, theksoi ai./abcnews.al