Juristi Indrit Sefa thotë se PD nuk do e marrë më 11 maj, rezultatin e vitit 2021.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sefa u shpreh se PL ka marrë fund dhe se mbështetësit e saj kanë shkuar në PS.
“PD, fatkeqësisht ngeli në atë zhguallin e vet për të mbrojtur doktorin, jemi në situatë që nuk kalojmë dot 30-33 përqind në rang kombëtar. Si koalicion. LSI, ata që ishin në 2021, kanë shtegtim masiv te PS. Ata kanë ikur dhe janë akomoduar te Partia Socialiste. Ne që i njohim edhe njerëzit në terren, janë pjesë aktive e shtabit elektoral të PS. Nuk ka më LSI. Rezultatin e 2021, PD ta harrojë. Si parti, jo bashkë me LSI. Rezultatin si PD vetëm, ta harrojë. Do jetë 5-6 pikë më poshtë, sipas mendimit tim. PD ka kuptuar edhe gabimin me kodin zgjedhor. Unë kam qenë kundër, kjo i jep avantazh PS. Ky kod u propozua nga Berisha”, theksoi ai./abcnews.al