“PD nuk e ka në traditë analizën”, Elezi: Paralelizmat e Berishës që Rama manipuloi votat nuk vlejnë, janë justifikime

schedule13:30 - 30 Maj, 2023

schedule 13:30 - 30 Maj, 2023

TIRANË- Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, analizoi situatën në kampin blu, por edhe krahun e “Foltores” pas humbjes zhgënjyese më 14 maj. Ai theksoi se paralelizmat e Berishës “se Edi Rama manipuloi votat” nuk kanë më kuptim pasi kjo retorikë nuk ngjet më as te mbështetësit e tij.

Gjatë intervistës në ABC News, Elezi theksoi se të dalësh me të njëtat teza rreth alibisë së humbjes, janë të papranueshme. Sipas tij, vota në kuti është shumë vështirë të manipulohet.

“Paralelizamat e Berishës që Rama manipuloi votat nuk vlejnë pasi këto analiza janë prezente që në kohën e Lulzim Bashës. Të dalësh me të njëjtat teza, këto tashmë janë justifikime..Vota nuk kuti është shumë e vështirë për t’u manipuluar”, tha Ibsen Elezi.

Ai nxori në pah një tjetër pikë të dobët të Partisë Demokratike, që ka të bëjë me mungesën e përvojës për të bërë analizë të thelluar të rezultatit zgjedhor.

“PD nuk ka një traditë të mirëfilltë të të bërit analizë, dhe këtë e di nga përvoja ime. Analiza, është një domosdoshmëri, si fitove ashtu dhe edhe kur humbet. Kjo është një e metë e PD jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën. PD nuk pati frymë kombëtare, që të fitonte zgjedhjet”, theksoi Elezi./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!