PD “normalitet” në Kuvend? Çupi: Sjellje hipokrite e deputetëve. Berisha nuk ekziston më politikisht!

schedule19:39 - 7 Nëntor, 2024

schedule 19:39 - 7 Nëntor, 2024

Analisti Frrok Çupi i ka cilësuar si hipokrite sjelljen e deputetëve të opozitës në Kuvend, duke thënë se nga njëra anë mundohen të tregojnë besnikë ndaj Berishës, por gjithashtu e dinë se me qëndrimet e tyre humbasin sa më shumë mbështetës.

Gjatë një interviste në “Edicioni Qendror” në ABC News, Çupi theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ekziston më politikisht dhe se sipas mendon se me anë të trazirave mund të arrijë të “fitojë” diçka.

“Këta përkulen në mënyrë shumë hipokrite. Në njërën anë shprehin besnikëri Sali Berishës që politikisht nuk ekziston më. Dhe në anën tjetër e dinë që nëse nuk shkojnë në Parlament nuk bëjnë jetë parlamentare, humbin mbështetësit e tyre. Berisha ka kërkesën që të vazhdohet mosbindja civile dhe të ketë trazira sepse me trazira mund të “fitojë” diçka”, tha më tej Çupi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!