PD nis fushatën, hapet procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputet nga anëtarësia

schedule12:25 - 25 Qershor, 2020

schedule 12:25 - 25 Qershor, 2020

Anëtarët e kryesisë diskutuan dhe miratuan pas 2 orësh, udhëzimin sipas të cilit do të selektohen kandidatet e ardhshëm për deputete në Partinë Demokratike. Përzgjedhja e kandidaturave pritet të nis javën e ardhshme dhe do të jetë i ndarë në 4 faza. Deri në 31 korrik, anëtarët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin do të kenë të drejtë të propozojnë kandidatët për deputetë.

LEXO EDHE: Basha fton Genc Rulin të rikthehet në PD, pozicioni që pritet të marrë ish-ministri

Edhe individët që nuk janë propozuar nga anëtarësia kanë të drejtë të vetë propozohen, nëse gëzojnë mbështetjen e 10 anëtarëve në Partinë Demokratike. Faza e dytë e cila parashikohet të ndodh mes periudhës 1 gusht dhe 15 shtator, parashikon verifikimin dhe seleksionimin e kandidatëve nga komisioni i vlerësimit të kandidatëve nga një komision i Posaçëm që do të vlerësojë kriteret profesionale, pasurore dhe integritetin e çdo kandidati.

Në fund të shtatorit anëtarësia do të ketë mundësi përmes parimit 1 anëtar 1 votë të shprehë mbështetjen mbi kandidaturat e filtruara nga  komisioni i posaçëm në PD. Zyrtarizimi i listës do të bëhet nga Kryesia e Partisë Demokratike ndërkohë që lista përfundimtare e kandiatëve për deputetë do të miratohet në bllok në Këshillin Kombëtar.

Kryesia e Partisë Demokratike ka të drejtë të propozojë dhe të votojë 20% të listës së kandidatëve për deputetë në të cilën pritet të përfshihen prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile, përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve, përfaqësues të diasporës, përfaqësues të sipërmarrjes,personalitete politike me kontribut të gjatë në parti.

Çdo kandidatët që aspiron të jetë pjesë e listës së kandidat për deputetë në Partinë Demokratike do të duhet të plotësojë standardet e dekriminalizimit dhe dekomunistizimi dhe të ketë integritetin e lartë moral dhe përgatitjen e lartë profesionale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!