PD: Nenet e ‘5 Qershorit’ për koalicionet, të paprekshme! Nesër bëjmë publik qëndrimin tonë

schedule20:34 - 30 Korrik, 2020

schedule 20:34 - 30 Korrik, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për votimin e ndryshimeve kushtetuese në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Bardhi thotë se nenet e 5 qershorit janë të paprekshme, duke paralajmëruar se nesër opozita e bashkuar do të bëjë publik qëndrimin e saj për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave.

“Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore të paprekshme. Nesër qendrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave

Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”, shkruan Bardhi./abcnews.al