Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD në Vlorë? Qesharake. Leskaj, i poshtëruar nga Berisha’, Çupi: PD jashtë kohe, demokratët kanë kuptuar se treni ‘ka ikur’

schedule18:23 - 3 Nëntor, 2025

schedule 18:23 - 3 Nëntor, 2025

Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Tirana Live’ largimin e Bujar Leskajt nga Partia Demokratike 6 ditë përpara zgjedhjeve të 9 nëntorit.

Çupi tha se Leskaj është poshtëruar prej kohësh nga Berisha dhe se liderit opozitar i duhen njerëz që I shërbejnë atij.

Më tej, Çupi e komentoi situatën brenda kampit demokrat si të prapambetur dhe të pazhvilluar përsa kohë vijon të jetë ende nën ndikimin e Sali Berishës.



“Është një absurd i madh që të ketë PD në Vlorë. Vlora është djegur, vrarë dhe shkrumbuar nga ky kryetar që ka sot PD. Është sulmuar dhe vrarë. Shkon dot monumenti i Saliut në shtëpinë e Haklajt? Bujari e ka ndjerë këtë gjë se është njeri i librave.

Leskaj është poshtëruar prej kohësh nga Berisha, është përgjuar dhe survejuar nga Berisha. Berisha funksionon në bazë të përgjimit. Vjen nga një shkollë politike e sigurimit të shtetit, vetëm përgjon.

PD është jashtë kohe dhe njerëzit e kuptojnë se treni ka ikur. PD e bën jashtë kohe historia e saj dhe përmbajtje, ajo që ka ndërtuar. Sa kohë ka Sali Berishën aty ka prapambetje dhe mos zhvillim.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!