Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD në kilometrin e fundit drejt varrit politik”, Taulanda Jupi: Flamujt gjermanë në protestë, gafë e Berishës

schedule20:32 - 23 Mars, 2026

schedule 20:32 - 23 Mars, 2026

Flamujt gjermanë nuk i pijnë ujë Berishës. Ambasada gjermane ka dënuar përdorimin e flamujve të shtetit të saj në protestën e PD për të hedhur molotovë e fishekzjarre.

Pedagogia Taulanda Jupi tha për Real Story se PD po ecën në kilometrin e fundit drejt varrit të saj politik dhe theksoi se simbolika e 22 marsit të ’92 me protestën e djeshme nuk mund të qëndrojnë së bashku. Jupi shtoi më tej se përdorimi i flamujve gjermanë nga Berisha ishte një gafë politike në kuptimin ndërkombëtar.

“ Për qytetarët që duan të dëgjojnë një të vërtetë: unë kam qenë në shesh më 22 mars 1992 dhe simbolika e asaj dite nuk mund të qëndrojë bashkë me protestën e djeshme. PD nuk mund të jetë kurrë ajo e 22 marsit ’92 me Berishën; do të ecë kilometrin e fundit drejt “varrit” politik duke e zgjedhur atë në krye.



Sa i përket Salianjit, më vjen mirë që e kam parë të ndryshojë mendim dhe të mbajë një qëndrim ndryshe nga ai i vitit 2022. Ata që qëndrojnë me idenë se Berisha do të largohet, mendoj se rrezikojnë të bëhen viktimat e radhës, njësoj si Salianji.

Ambasada gjermane ka folur qartë për ata që keqpërdorin takime me deputetë dhe të ngarkuar me punë; reagimi i saj tregon mospajtime në disa çështje me Ramën, por jo mbështetje për krahun tjetër. Përdorimi i flamurit gjerman nga Berisha ishte një gafë politike në kuptimin ndërkombëtar, e bërë më shumë për të energjizuar mbështetësit. Në tërësi, PD duket si një parti që po shkon drejt fazës së fundit të dobësimit dhe zvogëlimit.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!