PD me dy Kuvende, përfundon pas 5 orësh diskutime mbledhja e Bashës me krerët e degëve

schedule21:10 - 17 Nëntor, 2021

schedule 21:10 - 17 Nëntor, 2021

Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e Partisë Demokratike në degët lokale në lidhje me dy kuvendet e thirrura brenda një jave nga dy palë tashmë të ndara brenda PD.

Lexo edhe: “Do bunkerizim dhe destabilizim të PD-së”, Basha mesazh për Berishën: Jo struktura paralele

Basha u është drejtuar kryetarëve të degëve në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, se kanë vetëm dy zgjidhje, ose të jenë një parti e pranueshme për Perëndimin ose të shpallen parti non grata.

Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë “non grata”. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!