PD mbyll fushatën/ La Civita fjalim vetëm tre minuta para demokratëve

schedule20:49 - 9 Maj, 2025

schedule 20:49 - 9 Maj, 2025

Konsulenti i fushatës së PD, Chris LaCivita mori fjalën e tij gjatë mitingut përmbyllës të Aleancës Madhështore në Tiranë.

Në një fjalim në pothuajse tre minuta para demokratëve, ai u bëri thirrje shqiptarëve që të votonin për opozitën në 11 maj.

“Shqipëria, siç e dëgjuam më herët, ndodhet në një udhëkryq, jo vetëm për ëndrrat tuaja dhe të familjes suaj, por edhe për pozicionin e këtij vendi në skenën ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të përballojë një mandat tjetër të Edi Ramës. Korrupsioni, gjendja e dështuar ekonomike që ka shkatërruar familjet, mungesa e mundësive të qëndrueshme të punësimit, të gjitha gjërat që përcaktojnë lumturinë tuaj, Edi Rama ua ka marrë. Por ju keni një mundësi historike, një mundësi për t’i treguar botës se populli shqiptar i refuzon politikat e së shkuarës, se nuk do të intimidoheni dhe se nuk do të ndaloni së luftuari për familjet tuaja. Por kjo ndodh vetëm nëse ju dilni dhe votoni. Merrni me vete miqtë, familjen, fqinjët dhe largoni Edi Ramën nga pushteti. Në një Shqipëri të re me Doktor Berishën, keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Pse të mos ia besoni të ardhmen e Shqipërisë një mjeku? Një doktor që ka shpëtuar jetë, pse të mos ia besoni të ardhmen e vendit?
Një plan i vërtetë. Një plan i vërtetë për të rregulluar ekonominë dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Dhe një plan i vërtetë që do ta bëjë jetën tuaj më të mirë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!