PD mbledh kryesinë, pritet miratimi i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputet

schedule10:15 - 3 Gusht, 2020

schedule 10:15 - 3 Gusht, 2020

Këtë të hënë kryedemokrati Lulzim Basha mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, të cilët do të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.

Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News  se në këtë mbledhje që do të zhvillohet online pritet që të bëhen publik tre emrat e tjerë kandidatë për Komisionin e Vlerësimit, përveç dy emrave që tashmë janë bërë publik Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt.

Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit, i përbërë nga dy persona.

Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore. Instituti Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe forcat politike të PPE, që kanë ndihmuar PD për këtë proces, duan ta shndërrojnë atë në model të demokratizimit të forcave politike për gjithë rajonin.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me emrat që mund të jenë propozuar për të qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!