PD mbledh Këshillin Kombëtar

schedule13:10 - 15 Janar, 2019

schedule 13:10 - 15 Janar, 2019

Demokratët do mbledhinpër herë të parë, të shtunën e 19 Janarit Këshillin e ri Kombëtar. Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar u zgjodhën në Kuvendin zgjedhor të 15 Dhjetorit të kaluar.

Tashmë janë anëtarët e këshillit të ri që do përzgjedhin ekipin që do drejtojë Partinë Demokratike në katër vitet e ardhshme. Këshilli kombëtar do zgjedhë kryesinë e re si dhe drejtuesit e tjerë, nënkryetarët e Partisë Demokratike, Sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretariatet.

Me zgjedhjen më herët të kryetarëve të degevë vendore, me ekipin e ri, Partia Demokratike nis zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit./abcnews.al