PD mbledh grupin parlamentar, diskuton për vijimin e mosbindjes civile

schedule15:26 - 9 Prill, 2018

schedule 15:26 - 9 Prill, 2018

Si deklaroi vetë Lulzim Basha pas takimit me aleatët parlamentar ditën e premte, opozita i rikthehet protestave pas festës së pashkëve ortodokse.

Kreu i opozitës gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm në vend, deklaroi  mbështetjen për protestën e ditës së nesërme të paralajmëruar nga bizneset e vogla se do të ulin qepenat prej orës 11:00 deri në 12:00.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të zhvillojë një mbledhje në selinë blu rreth orës 18:30 ku deputetët pritet të diskutojnë për vazhdimsinë e aksionit të mosbindjes civile, thirrur nga kjo force politike.

Pas bllokimit të katër akseve rrugore në Shqipëri të ditës së enjte, shkak për procedimin e thuajse 30 deputetëve dhe kryebashkiakëve opozitar, Partia Demokratike pritet të artikulojë planin për vijimin e kësaj proteste./abcnews.al