Partia Demokratike dërgon kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit

schedule16:31 - 8 Shkurt, 2021

schedule 16:31 - 8 Shkurt, 2021

Partia demokratike dërguar dokumentin që vërteton mbledhjen e firmave të nevojshme për t’u kthyer në Kuvend, një vit pasi dogji mandatet duke dalë nga parlamenti. PD ka paraqitur në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Mbështetur në ligjin nr. 15019 datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë neni 64, Partia Demokratike I kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e saj si subject zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 Prill 2021.

Në përputhje me kërkesat e dispozitës së sipërpërmendur të Kodit Zgjedhor, së bashku me kërkesën tonë për regjistrimin po ju paraqesim:

Vërtetimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë, datë 02.02.2021 i cili konfirmon se me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi I Partisë Demokratike dhe ky dokumentacion është i depozituar në zyrën e regjistrimit të Partive Politike.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është personi i vetëm që mund të paraqesë në emër të Partisë Demokratike, listat shumëemërore të kandidatëve për deputet”, thuhet në shkresë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!