Dy dite pas humbjes tragjike te zgjedhjeve 9 nentorit, Berisha mblodhi kreret e degeve te PD ne seline blu. Thuajse te gjithe kishin ardhur, pervec 5 kryedemokrateve te bashkive humbese.
Berisha i fali, rezultati duket se dihej, bashke me justifikimin.
“Me çfarë u përballën ata dhe ju?Ata u përballën së pari me një politikë terrori ndaj opozitës. Të gjitha këto dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë.”
Doktori ka nje hall me te madh para, 21 janari.
“Mbrëmë i anuluan emisionet se problemi ishte se prokuroria i ka dërguar Sali Berishës fletëthirrje për 21 janarin.Dhe këtë duhet tua servirin shqiptarëve se ky është problemi i shqiptarëve sot.”
Por si zgjidhet halli i tij?
“Dua të jetë shumë e qartë se, përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë”
Por mqs i kerkohet analize. Berisha u tha krereve te degeve le ta bejne vete analizen. Analiza kuptohet nis nga poshte dhe ndalon tek kati I pare I nderteses.
“Në këtë analizë nuk kërkoj dhe nuk synoj në mënyrë absolute të mbulohet as dhe përgjegjësia më e vogël e PD, për situatën në të cilën jemi. do ta bëni ju me kryesinë, me grup seksionet, me seksionet.”
Kritikat dhe pakenaqesite doktorin e rrethojne ane e mbane selise blu.
Sa per protestat, kryebashkiaku demokrat i Kavajes, Fisnik Qosja i kerkoi te mos i mundoje kot demorkatet per nje xhiro ne Tirane.
“Protestat janë të vonuara, protesta të gjata dhe të qëndrueshme. Jo kështu xhiro në bulevard” / abcnews.al /

