PD, lobim në SHBA/ Kthupi: Nuk dihet kush i ka paguar 750 mijë dollarë. Petraj: Ka shkelje ligjore

schedule20:15 - 30 Prill, 2025

schedule 20:15 - 30 Prill, 2025

Përfaqësuesi i koalicionit Djathas për Zhvillim, Rezart Kthupi thotë se nuk mund të përcaktohet aktualisht, nëse kontrata lobuese e PD në SHBA, me vlerë 6 milion dollarë, ka shkelje.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kthupi u shpreh se ende nuk duhet kush ka paguar 3 këstet e para, 750 mijë dollarë dhe kjo duhet të deklarohet në KQZ.

Ndërsa avokati Edmond Petraj deklaroi se kontrata ka shkelje ligjore.

Rezart Kthupi: Kam dy probleme me atë kontratën. Nuk e përcaktojmë dot tani nëse shkelje të ligjit. Nuk e dimë se kush e ka bërë pagesën e tre kësteve të para. Nuredin Seçi është garant. Kush ka bërë pagesën? Në bazë të kontratës, entiteti i parë PD dhe i dyti fondacioni. Nëse pagesa është bërë nga PD, do duhet të raportojë listën e donatorëve. Ky 750 mijë dollarësh duhet të deklarohet në KQZ. Deri këtu, gjëja është e ligjshme. Nëse fondacioni ka bërë pagesën, kemi shkelje të ligjit. Në bazë të ligjit, duhet të ishte fondacion i partive simotra.

Edmond Petraj: Efekti kohor kur është lidhur kontrata, shkelje është adresa. Figuron e shitur si vilë, ka adresën e asaj vile. Këto janë defekte teknike. Flamur Noka ka firmosr si Sektretar i Përgjithshëm, por edhe si përfaqësues i koalicionit Shqipëria Madhështore. Kjo duhej deklaruar në KQZ, kjo pjesë e kontratës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!