PD kthehet te i zoti/ Gjikondi: Vendimi i gjykatës së Apelit, politik. Ishte e pritshme

schedule18:24 - 11 Qershor, 2024

schedule 18:24 - 11 Qershor, 2024

Juristja Brizida Gjikondi e cilësoi vendimin e sotëm të gjykatës së Apelit për t’i dhënë Sali Berishës vulën dhe drejtimin e Partisë Demokratike si politik. E ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, juristja u shpreh se klasa politike shqiptare priste që të merrej një vendim i tillë.

“Këtë vendim të gjykatës do ta shikoja si politik dhe jo si ligjor dhe juridik  nisur nga formimi im modest, por kam lexuar me kujdes dhe vendimin e Zhukrit, të gjitha hapat dhe vendimet që duke qenë se janë vendime me impakt, i kam parë me kujdes dhe mendoj se vendimi sot ishte politik qoftë dhe për një standard demokracie në vend. E di që pjesës më të madhe të shqiptarëve ky vendim i ka cuditur. Klasën politike s’e besoj se e ka çuditur, ka qenë një vendim i pritshëm nga kjo klasë politike, e cila i pëlqen që të jetë gjithmonë në këtë panoramë të luftës politike në Shqipëri.

Mendoj që ky vendim që është marrë sot, që nuk kishte arsyetimin e tij, por thjesht i jepej vula edhe sigla krahut të Berishës ka të bëjë me 90 për qind të faktit të apatisë dhe mosfunksionimit të krahut të Bashës. Krahu i Bashës mund të kishte letrat dhe procedurat statuore në rregull por nuk kishte frymën, prezencën dhe aksionin politik. Edhe sot pas vendimit, pasi Noka tha se armiku jonë është Rama, dihej se gjithçka ishte e parapërgatitur, direkt Basha u duk sikur iu kundërpërgjigj Nokës dhe tha që po do të merremi me Ramën.

Në tekst ne kuptuam një harmoni të parashkruar mes të dy kaheve. Edhe Berisha tha që tani i bëj thirrje që të bashkohemi. Është një gjellë e prishur. Basha nuk shkon poshtë ballkonit. Basha është një kalë i ngordhur që nuk ka këllqe dhe nuk ka takat që të bëjë beteja politike. Berisha prandaj e ka zgjedhur si pasuesin e vet që ta kishte si skllav të bindur.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!