PD kthehet te i zoti/ Frrok Çupi: Berisha të pranojë që gjykata është e drejtë dhe e pavarur

schedule17:50 - 11 Qershor, 2024

schedule 17:50 - 11 Qershor, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha duhet të pranojë që ka drejtësi të drejtë e të pavarur dhe SPAK nuk është organizatë kriminale, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit, që i dha atij vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se PD me Berishën, nuk ka asnjë vlerë në politikë.

“Ose Berisha duhet të pranojë se vendimi i sotëm ishte vendimi i një gjykate të korruptuar, i një gjykate kriminale, një gjykate të lidhur me Edi Ramën dhe Edi Rama ia dha këtë vulë, ose duhet të pranojë se gjykata që i dha atij vendimit është gjykatë e drejtë, merr vendime të drejta dhe nëse e pranon këtë, duhet të pranojmë në një realitet që ai nuk e ndërtoi dot. Jetojmë në një realitet ku ka drejtësi, ku drejtësia po ngjall shpresë te njerëzit. Është i drejtë vendimi i izolimit, duhet të pranojë që SPAK nuk është organizatë kriminale, ditën, që mund të ndodhë, që prokuroria do t’i vërë prangat, ta çojë nga shtëpia në qeli. Ky problemi i bashkimit është prapambetje. PS e rinovon gjysmën e partisë.

Ndërsa në PD thuhet të bashkohemi me të vjetrit. Ky është efekti ndoshta më i vogli, por bashkimi i PD është thirrje për bashkim të disa njerëzve rreth e rrotull, nuk ka lidhje me bazën. Nëse do shikojmë Bashën poshtë zyrës së Berishës, është çështje morale. Janë gjysma e njëri-tjetrit. Ishte vendim pa vlerë politike dhe juridike. Rithemelimin nuk e pengoi vula. Atë nuk ka alibinë, por kjo nuk i shton gjë Berishës. PD ka një problem të madh, atë që ka. Ka marrëdhënie të shkatërruara  me publikun. Ka një raport të keq me historinë, me të kaluarën”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!