Partia Demokratike vijoi denoncimet e saj mbi procesin zgjedhor duke nxjerë një video ku një komisioner shfaqet duke votuar. KQZ thotë se këtë e lejon ligji, ndërsa anëtari Bledar Skënderi u shpreh se do të padisë këdo që hedh baltë mbi të apo institucionin e tij.
Në video shihet një komisioner i cili shfaqet duke plotësuar një fletë votimi në bashkinë Kavajë. Për Partinë Demokratike kjo është një provë e mbushjes së kutive me urdhër politik.
Në KQZ, anëtari Bledar Skënderi, citon nenin 106 të Kodit Zgjedhor që rregullon mënyrën se kur dhe si votojnë komisionerët.
Në një dalje të dytë, Partia Demokratike akuzoi sërish Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për manipulim me shifrat e pjesëmarrjes.
Nga tryeza e KQZ-së, anëtari Skënderi paralajmëroi ngritjen e padive ndaj atyre që i drejtojnë akuza publike.
Nga ana e saj, KQZ vijoi punën duke miratuar tabelën e rezultateve për bashkinë Durrës, Lezhë dhe Fier./ABC News Albania 24/7