PD kërkon t’i hiqet mandati/ Këshilli i Rregullores mblidhet për deputetin Vullnet Sinaj

schedule11:16 - 4 Shtator, 2024

schedule 11:16 - 4 Shtator, 2024

Këshilli i Rregullores është mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Në mbledhje shqyrtohet kërkesa e PD për heqjen e mandatit për deputetit Sinaj.

Partia Demokratike pretendon se socialisti Vullnet Sinaj ka përfituar tendera publikë për kompanitë e tij private edhe pse Kushtetuta e ndalon deputetin të përfitojë nga paratë publike.

Për këtë arsye opozita kërkon që Parlamenti të votojë pro dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të deputetit Vullnet Sinaj dhe gjykata të vendosë nëse ai e ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Kërkesa e PD për mandatin e deputetit Sinaj u dorëzua në Kuvend në fillim të muajit gusht, por vetë Sinaj sqaroi se ai prej vitit 2017 ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i bizneseve që ka pasur dhe nuk ka marrë asnjëherë fonde nga buxheti i shtetit.

Mocioni u prezantua nga deputeti demokrat Gazment Bardhi., i cili u shpreh se deputeti Sinaj ka përfituar fonde publike.

Nga verifikimi i të dhënave zyrtare që gjendjen online rezulton se kolegu deputet ka në pronësi të tij disa kompani të cilat rezultojnë të kenë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit. Nga 9 veprimet që janë verifikuar nga grupi i PD, rezulton që nga 9 kompani, 5 prej tyre kanë si aksioner të drejtpërdrejtë deputetin”, tha Bardhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!