Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht ne Kuvend shkresën të shoqëruar me 28 firma për nisjen e procedurës së shkarkimit të Lindita Nikollës.
Sipas ligjit, shkresa i drejtohet Këshillit të Legjislacionit në Kuvend. PD e Alibeajt nuk i ka bërë me dije zyrtarisht emrat e 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën.
Burime bëjnë me dije se 4 deputetë që kanë hedhur firma janë nga grupimi Berisha./abcnews.al