PD kërkesë Prokurorisë: Verifikoni pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit

schedule10:55 - 2 Gusht, 2019

schedule 10:55 - 2 Gusht, 2019

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit kryebashkiakut të Shkodrës të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.Sipas sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi kjo kërkesë bëhët në kushtet kur ekzistojnë indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë këtë funksion publik për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

A i përmbush Vldrin Pjetri kushtet për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës?

Përgjigjen Partia Demokratike ia ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme. Institucioni i akuzës duhet të  të verifikojë pa vonesë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u regjistruar në votime si kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës- shkruhen në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

 “Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Nëse këto të dhëna publike verifikohen pa vonesë nga Prokuroria, kjo do të thotë se Valdrin Pjetri nuk mund ta marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, as si rrjedhojë e votimeve të pavlefshme të 30 Qershorit- është pretendimi i Partisë Demokratike. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!