PD kalon në tri-Vorc/Dorëzohet Berisha, me grup në shtator. Hapi i parë drejt partisë së re?

schedule16:55 - 11 Gusht, 2023

schedule 16:55 - 11 Gusht, 2023

Përçarja në Partinë Demokratike do të jetë edhe më e thellë me nisjen e sesionit të ri parlamentar, në shtator.

Por njëherësh mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri për Sali Berishën. megjithese se nuk la gurë pa lëvizur dhe mjet pa perdorur, duket se ai eshte bindur se e ka te humbur në gjykatë logon e PD-së. Sot Foltorja e tij nuk ekziston në asnjë dokument, që e njeh atë si grupim politik.

Por pavarsisht kësaj, Sali Berisha, I cili qëndron ende në selinë qëndror të PD-së, ka numrin më të lartë të deputetëve që e mbështesin dhe qw marrin pjesë në mbledhjet që ai organzion. Grupi i tij ne kuvend, me të perfshire, shkon ne 21 deputete. Por zyrtarisht Disa rezultojnë si të pavarur, për shkak të përjashtimeve që u bëri Basha, dhe disa tek grupi parlamentar demokrat.

Këtë grupim siç duket Sali Berisha kërkon ta bëjë zyrtar, por edhe ta mbroje nga lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

“PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë kryetar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet”

Por më shumë se një parvarësi, Berisha duket se po shkon drejt asaj që duket e pashmangshme, krijimin e një parti të re. megjithese shumica e mbeshtetesve te pd, treguan edhe ne 14 maj se preferojne ate, sinjalet jot e rehatshme qe vijne nga ilir meta, si dhe zgjedhjet e 24 shtatorit ne kukes, duket se po pershpejtojne strategjine dhe reagimin e Sali berishes.

Ilir Meta, megjithese konfirmoi te merkuren se koalicioni me berishen vazhdon, ai foli ne term ate pergjithshme, nderkohe qe ka dhënë shenja distancimi, sikundër ndodhi në Rrogozhinë, ku ai asnjë edhe një herë dhe as me një mesazh nuk i doli në krah kandidatit të Primareve, shkelqim Hoxha.

Dhe sprova më e afërt e opozitës është vetëm 40 ditë larg, në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit.

Ndoshta edhe këtë herë Berisha mund të përdorë ombrellën e Partisë së Lirisë, por fakti qe kandidati nuk do të jetë Sinamati, tregon se Ilir Meta po kërkon vendimmarrje edhe mbi vota, që nuk janë të tijat, por të Foltores.

Gjithsesi kjo levizje e re e Berishës, drejt formimit zyrtar të një formacioni politik, do conte PD drejt një fenomeni të ri, dhe unik në 3 dekada e pluralizëm, jo në divorc, por në trivorc. Siguria e vetme e Berishës është se megjithese votuesit e saj po tkurren, gjithsesi pjesa më e madhe e tyre do ta ndjekë nga pas. Në garën se kush zgjohet i pari në mengjes, doktori fiton gjithmonë përballë Lulzim Bashës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!