Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzim për 50 persona, si grup i strukturuar kriminal. Mes të paditurve është edhe kryeministri Edi Rama.
Siç edhe kishte premtuar më parë, pas përfundimit të dërgimit të raportit në Seancën Plenare, nënkryetarja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, deklaroi në një konferencë për shtyp sot se PD po çon në SPAK një kallëzim Penal për 50 persona në kuadrin e Grupit të Strukturuar Kriminal. Sipas Tabakut, hetimi i përgjatë 3 muajve dhe të dhënat e marra më herët kanë prodhuar një kallëzim të tillë penal.
Tabaku i bëri thirrje SPAK që tre çështjet për inceneratorët, ai i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit të hetohet si një dosje e vetme. “I kërkoj SPAK që të mos ketë dosje të veçanta për hetimin e këtyre çështjeve. SPAK duhet ti përmbledhë në një dosje këto tre çështje. Të treja duhen hetuar së bashku. Të 50 individët janë po të njëjtët”, tha ajo.
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, u shpreh se sot Edi Rama po trajton inceneratorët dhe pronarët e tyre njësoj si pensionistët.
“Për ta kuptuar shqiptarët; nëse sot qeveria ka vendosur që të indeksojë pensionet aq sa është norma e interest, për 1/3 e pensionistëve, ka vendosur gjithashtu që të paguajë para ekstra nga taksat e juaja për t’I paguar në indeksim koncesionarit të inceneratorëve”
Përgjigja është në këtë padi thuajse 90 faqe, u shpreh Tabaku ndërsa shpaloste mënyrën se si kanë vepruar qeveritarët për të favorizuar tre persona me duar në xhepa, që përmban emrat e atyre që në formën e një grupi të strukturuar criminal kanë organizuar një vjedhje dhe abuzim perfekt me fondet e buxhetit të shtetit. Kanë organizuar procedura që nuk ekzistojnë në ligj, kanë shkelur parimet ligjore të ruajtjes së financave publike dhe kanë ushtruar autoritetin e tyre në kurriz të buxhetit dhe taksave për të përfituar 3 persona me duar në xhepa”, tha ajo. /abcnews.al