PD i përgjigjet Ramës: Të ra maska, prano hapjen e listave 100%

schedule19:49 - 24 Korrik, 2020

schedule 19:49 - 24 Korrik, 2020

Pas postimit në rrjetet sociale të kryeministrit Rama se hapja e listave 100 % i takon një diskutimi pas datës 30 korrik, i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë Demokratike.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar duke i kërkuar kryeministrit Rama të pranojë hapjen 100 % të listave dhe të mos ketë frikë nga koalicioni opozitar.

“ER i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë!“, shkruan Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!