Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas akuzave të këtij të fundit se po opozita po përhap infektimet me anë të takimeve elektorale.
Selia blu përmes një deklarate për mediat thekson se turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë, ndërsa shton se pas 8 vitesh, Shqipëria është në vendnumëro,
“Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.
#Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.
#Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët”, thuhet në deklaratën e PD-së./abcnews.al