Pas kryeministrit Edi Rama, Partia Demokratike ka vizituar sot Thumanën për të parë nga afër gjendjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti dhe kushtet në të cilat jetojnë në çadër familjet e prekura.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar nga tërmeti të Gjyle Hysenit, e cila jeton me djalin e saj në varfëri ekstreme.
Nënë e bir, pavarësisht se vuajnë nga shëndeti mendor dhe jetojnë në çadër, thonë se nuk kanë parë asnjë ndihmë nga shteti në gjithë këto muaj.
Gjyle Hyseni: Jam Zyle Hyseni edhe jam 67 vjeçe. Ka qenë më 26 Nëntor.
Belind Këlliçi: Që kur ra tërmeti?
Gjyle Hyseni: Po po!
Belind Këlliçi: Keni ndejtur këtu?
Gjyle Hyseni: Po, po këtu në çadër.
Belind Këlliçi: Po çfarë të ka bërë shteti, të ka dhënë gjë shteti?
Gjyle Hyseni: Jo, jo, veç ushqime, kështu ça kam, asnjë gjë tjetër.
Belind Këlliçi: Ndonjë gjë për shtëpinë? Çfarë të kanë thënë tjetër?
Gjyle Hyseni: Ata kanë thënë prit, prit edhe s’erdhën ata, nuk erdhën fare.
Belind Këlliçi: A ke marrë ndonjë mbështetje, ndonjë ndihmë financiare? Të ka dhënë ndokush lekë nga shteti? A ka ardhur dikush me të pyet çfarë halli ke?
Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo!
Belind Këlliçi: Nga Bashkia?
Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo!
Belind Këlliçi: Dikush me të pyt çfarë halli ke? Qoftë nga bashkia, nga shteti?
Gjyle Hyseni Jo, jo, jo!
Belind Këlliçi: Nga qeveria?
Gjyle Hyseni: Jo, jo, asnjë!
Belind Këlliçi: Po si jetoni? Me çfarë jetoni?
Gjyle Hyseni: Me ushqime kështu, me ushqime, me gjana bien ato besimtarët. Jam edhe vet sëmurë pasha Zotin. Ky dit për ditë merr ambulancën edhe më çojnë në Laç më bëjnë gjilpëra, shih si e kam tu bo serume.
Belind Këlliçi: Ashtu?
Gjyle Hyseni: Tu bë serume, t’u bë… me ilaçe jam.
Shkëlqim Hyseni: 9 muaj kam ndejtur në çadër.
Belind Këlliçi: Që në nëntor ke ndejtur?
Shkëlqim Hyseni: Po!
Belind Këlliçi: Ke 9 muaj?!
Shkëlqim Hyseni: Po! Kanë ardhur njëherë ato të tjerat, kanë ardhur ato ushtarë, edhe u thashë për shtëpinë që më ka ra nga tërmeti. Edhe në nëntor thanë do vijmë ne të ta bëjmë po nuk e di tani a rrejnë, nuk e di tani.
Gjyle Hyseni: Veç ne duam sa më shpejt me bë shtëpinë se vjen dimri si thika”.
/mv. abcnews.al