PD i kërkoi miratimin e fondit për instalimin dhe përdorimin e kamerave, përgjigjet KQZ

schedule16:18 - 19 Nëntor, 2020

schedule 16:18 - 19 Nëntor, 2020

KQZ i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike në Lidhje me përdorimin e kamerave monitoruese në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave.

Përmes një letre zyrtare, KQZ shkruan se akti normativ është duke u hartuar por ajo kërkon kohën e vetë.

Ndërsa përsa i përket financimit të këtij projekti, KQZ thotë se po vlerësohen kostot e mundshme për implementimin e këtij procesi.

“Për momentin në kuadër të realizimit të projektit të vëzhgimit me kamera të qendrave të votimit dhe të vendnumërimit të votave, jemi duke bërë vlerësimin mbi kostot e mundshme financiare të këtij projekti si dhe një vlerësim të aspekteve teknike të tij”, thuhet në Letrën e KQZ-së.

LEXO EDHE: “25 prilli”, PD letër KQZ: Miratoni fondin për të blerë kamerat për cdo qendër votimi

Ndërkohë Partia Demokratike paraditen e kësaj të enjtje përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj Gazmend Bardhi i kanë dërguar një shkresë KQZ, me anë të së cilës kërkon marrjen e masave për instalimin dhe përdorimin  e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, duke miratuar fondet e nevojshme financiare për implementimin  e këtij sistemi, ashtu siç palët politike kanë rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!