Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD i frikësohet zgjedhjeve në Tiranë?/ Këshilltarët e Berishës nuk çojnë kërkesë të re për shkarkimin e Veliajt

schedule18:20 - 24 Korrik, 2025

schedule 18:20 - 24 Korrik, 2025

Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës këtë të enjte nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës ndonëse tonet nuk ishin ato të herëve të shkuara.

Shkak u bë kërkesa e demokratëve  për të përfshirë  në  rendin e ditës dhe pika të tjera,  mes tyre  dhe kërkesën e bërë rreth dy muaj më parë për shkarkimin e  kryebashkiakut  Erion Veliaj  I cili prej dhjetë shkurtit ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Por përfaqësuesit e  Partisë Demokratike  këtë herë  ishin  më të moderuar.  Shmangën  nga artikulimi fjalën shkarkim dhe propozimin e përcollën si  kërkesë për të trajtuar situatën në bashki   pa kryetarin në detyrë.

“Kemi dy muaj që kemi dorëzuar në bashkinë e Tiranës dhe sekretariatin e këshillit bashkiak  kërkesën për të trajtuar në mbledhje të këshillit bashkiak  situatën aktuale të pozicionit juridik  të kryetarit të bashkisë I cili sot nuk gjendet në detyrë. Për më tepër nisur nga zhvillimet e djeshme ku kryetari I bashkisë Erion Veliaj, ende kryetar de jure  nuk është më një përson në hetim,  por një person I marrë I pandehur është domosdoshmëri e legjislatorit të Tiranës që është këshilli bashkiak për të futur në rend dite diskutimin e situatës aktuale të menaxhimit këtu në bashkinë e Tiranës. Po dëgjojmë për konkurse, për intervista, për thirrje të drejtorave  edhe nga stafi apo persona politik që nuk janë pjesë e strukturave të bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës është ekzekutivi dhe këshilli bashkiak , të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve.”, tha Teliti.

Përgjigja erdhi menjëherë nga përfaqësuesit e socialistëve në këshill të cilët refuzuan të diskutonin  për shkarkim të krybashkiakut në burg.

“Sa i përket kërkesës për shkarkim është bërë një debat në mbledhjen e kaluar, e ka marrë vendimarrje nga këshilli dhe nuk është për tu diskutuar në këtë mbledhje.”, tha Salianji.  

Opozita mbylli debatin për kryebashkiakun dhe   kërkoi shpjegime për kryeministrin.

“Na foli për projektvendimet, sna tha si ndihet pasi e ka thirr kryeministri në mbledhje dhe i ka kërkuar të shkarkojë  gjithë drejtorët e bashkisë nënkryetarët e bashkisë dhe nuk e di ca pozicioni i ka lënë vetë që të bëjë.”

Fryma e  Sali Berishës i cili dogji Tiranën për shkarkimin e Erion Veliajt e  tashmë  po e merr në mbrojtje,  jo më shumë për hallet e kryebashkiakut  se për të  tijat,   se pas humbjes së 11 majit  duhet të përballet me zgjedhje të parakohshme në kryeqytet  u  përcoll dhe në  këshill bashkiak. Ne mbledhjen ku mesa duket përfaqësuesit e partisë së tij i kishin marrë porositë për të zbutur tonet edhe për pak kohë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!