PD hap fushatën në Tiranë/ Alibeaj e nis me akuza: Berisha dhe Meta mbajnë në pushtet Ramën

schedule18:52 - 18 Prill, 2023

schedule 18:52 - 18 Prill, 2023

TIRANË- Partia Demokratike ka hapur sot fushatën elektorale në Tiranë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj hodhi akuza ndaj Ramës, Metës dhe Berishës, ndërsa tha se ata janë bashkë dhe po mbajnë peng zhvillimin e Shqipërisë. Sipas Alibeajt, me përjashtimin e Sali Berishës, PD është çliruar nga mëkatet e së shkuarës.

“Kjo parti, e cila ka bërë gjërat më të mëdha dhe më të rëndësishme të Shqipërinë. Ka bërë që ky vend të dalë nga prapambetja regjimit komuniste. E pra, miq e shokë, sot kjo parti është nën agresion. Partia Socialiste, pasardhëse e ish-komunistëve, më në krye një kryeministër si Edi Ramën, një pazarxhi politik si Ilir Meta bashkë me Sali Berishën, të shpallur non grata nga SHBA, në koordinim të hapur me njëri-tjetrin nuk mund ta pranojnë që një forcë politike të jetë jashtë kontrollit të tyre. Pushtetin dhe njerëzit duan t’i kenë në kontroll për hallet e tyre. Kjo parti është çliruar nga mëkatet e së shkuarës, është një kërcënim për pushtetin e tyre”, tha ai.

Alibeaj shkoi më tej teksa u shpreh se Meta dhe Berisha kontribuojnë  për të mbajtur në pushtet kryeministrin Edi Rama.

Janë të tre bashkë dhe skam as më të voglin dyshim. Oligarkët i kanë bashkë, politikën e kanë bashkë. Ditën bëjnë sikur zihen, natën ndajnë interesa së bashku. Edi Ramën e mbajnë në pushtet Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk mund të vazhdojë gjysma e pushteti pa gjysmën tjetër”, tha ai.

Ai e pranoi se në Partinë Demokratike ka përçarja, ndërsa shkakun e gjen te Sali Berisha, që sipas Alibeaj po lufton për interesa personale pasi SHBA e shpalli non grata.

“Ne shtëpinë tonë të demokratëve vazhdon një luftë përçarëse, me protagonistë të Sali Berishën, dhe shkaku është i thjeshtë: halli personal i shpalljes non grata nga SHBA. Ne jemi kundërshtarë të regjimit në fuqi, kërkojmë sa më parë përmbysjen e tij. Non gratat është shkaku i përçarjes së Partisë Demokratike. PD është i vetmi ishull i pa korruptuar në politikën shqiptare”, tha ai.

Kryetari i komanduar i PD-së tha se beteja kryesore është për Bashkinë e Tiranës, ndaj ftoi demokratët të votojnë Roland Bejkon.

“Kandidatët tanë janë njerëz me kontributet PËR Partinë Demokratike. Tirana është beteja politike shumë e rëndësishme për të gjitha qëllimet. Kandidati ynë Roland Bejko, është kandidaturë që e nderon këtë garë. Ju bëj thirrje që ta mbështesin Rolandin për të mirën e Tiranës dhe për të mirën e PD”, tha ajo./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!