PD: “Forca e ligjit” është pjesë e propagandës së Edi Ramës

schedule19:56 - 23 Tetor, 2018

schedule 19:56 - 23 Tetor, 2018

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se Policia e Shtetit është vegël e propagandës së Edi Ramës. Në një deklaratë për shtyp Alibeaj u shpreh se lista me 300 të ashtuquajtur të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli që drejton realisht bandat në vend.

Enkelejd Alibeaj: “Operacioni “Forca e Ligjit” është pjesë e propagandës së Edi Ramës. Nëse  Forca e Ligjit do të kishte goditur vërtet krimin, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ishin hapur. Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që Policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend. Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët. Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar? Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar? Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve? Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!