Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD flet me vepra”, Basha: 200 politikanët që duhet të kalojnë në vetting

schedule18:13 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 18:13 - 30 Dhjetor, 2021

Në tetë vite në opozitë, Lulzim Basha u shpreh se Partia Demokratike ka folur me vepra duke sjellë në vëmendje ligjin e dekriminalizimit dhe propozimin për vettingun në politikë. Ndalur te nisma për vettingun në politikë, ai tha se në “sitë” duhet të kalojnë 200 politikanë duke listuar kategoritë.

Unë nuk flas teorikisht dhe veprat e PD-së janë në sytë e të gjithëve. PD e ka bërë detyrën e saj dhe me kosto shumë të lartë. Ne flasim me vepra dhe veprat tona janë këto; ligji për dekriminalizimin është fakt, propozimi për vettingun është fakt. Jepini mbështetjen e duhur.

Shqipëria nuk mund të bëjë përpara pa kaluar 200 politikanët më të lartë të këtij vendi, 140 parlamentarët, bashkikakët, kryeministrin, presidentin dhe një sërë zyrtarësh të lartë të institucioneve të pavarura në sitën e vettingut politik, atë që kërkojnë për policët, noterët, gjyqtarët dhe prokurorët dhe do të shtyjmë fort që kjo të bëhet” deklaroi ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!