‘PD është rritur me 80 për qind nën drejtimin tim’/ Xhaferaj: Nëse PD do të kishte listë fituese, nuk do të më linte jashtë

schedule20:42 - 20 Mars, 2025

schedule 20:42 - 20 Mars, 2025

Ish- drejtues i PD në Durrës, Ferdinant Xhaferaj u shpreh për ‘Real Story’ se elektorati i PD në Durrës është rritur me 80 %gjatë drejtimit të tij. Sipas tij, nëse PD do të kishte listë fituese nuk do të kishte lidership që do ta linte jashtë. Xhaferaj vijoi më tej duke përmendur se PD është investuzar në projektin e problemeve të liderit.

“Në politikë janë zgjedhje, i gjithë grupimi me Gazmend Bardhin ishin brenda mendimit që me Berishën në krye nuk i dilet. Madje kolegët deklaruan që ikim nga politika nëse kthehet Berisha. Kanë vendosur të vazhdojnë karrierën politike, mua nuk më erdhi mirë nga videoja e vitit të ri.

Me rezultatin e zgjedhjeve, kam artikuluar se me Berishën në krye dhe pa të nuk bëhet. Nëse do ishte një listë fituese e PD, nuk do kishte lidership të më linte mua jashtë. Rritja e PD krahasuar me 2017 ka shumë rritje në Durrës nën drejtimin tim. Me 50 % i ka rritur Igli Cara dhe Bylykbashi votat krahasuar me 2017, me 80% i kam rritur unë votat e PD. Në projektin fitues jo vetëm që do më ftonin, por edhe nuk do më linin. Kur e shoh se PD nuk është investuar në projekt fitues, por është investuar në projektin e problemeve të liderit me drejtësinë. Procesi ligjor ndaj Berishës është një bazament i lëkundshëm. Dy kanë qenë drejtuesit kryesor të fushatës së Trump, LaChivita është një lule shumë e çmuar që bleu PD për fushatë. Nëse LaChivita e sjell në pushtet PD na bën të kuptojmë që me një lule mund të vijë dhe pranvera. “

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!