Fatbardh Kadilli në një lidhje për “Tirana Live”, me gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se nuk do të jetë më kandidat për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, në këtë fazë që është copëtuar partia.
Ai ka theksuar se në këtë moment në PD të vetmen zgjidhje shikon një platformë të re politike pasi sipas tij bashkimi do të jetë me keq sesa ndarja.
“Unë vetë nuk kam për tu përfshirë në një proces të tillë pasi është një proces i një copëtimi të partisë. Nëse do të isha përfshirë do të isha përfshirë në atë të Berishë, unë nuk kam interes për copëtimin e partisë, por rikrijimin e partisë, dhe jo të ndjek një lidwr apo një tjetër. Unë dëgjoj fjalën bashkim, por bashkimi mekanik është më i keq se ndarja, se nëse ne do të bashkohemi do të jetë më keq, pasi ne do të zgjedhim se në cilën listë do të bëhemi deputet, çfarë i thotë qytetarëve dhe demokratëve kjo. Ne nuk humbasim se jemi të ndarë ,por që kemi humbur komunikimin me qytetarin, që jemi të pabesueshëm, pasi përfaqësohemi nga persona që kanë një barrë konsumi politik mbi supe. Ne e kemi humbur këtë raport, dhe duhet që ta gjejmë këtë raport. Themi se nuk do të lëmë që të vjedhin votat, ja na i vjedhin prap e kupton sesa serioz jemi”, ka thënë në intervistën e tij ish kandidati për kreun e PD-së.
Gjithashtu ai ka folur për zgjedhjet e 29 korrikut ku ka deklaruar se Basha do të rikthehet sipas tij dhe do të marrë postin e kryetarit por një hap i tillë nuk do të sjellë asnjë dobi për partinë.
Ribashkimi sipas Kadillit është një hap më vdekjeprurës pasi do të hidhet në themelet e berishizmit sërish dhe nuk do të ketë asnjë projekt të ri për interes të qytetarëve të cilët tashmë e kanë humbur besimin.
“Zoti Basha në gjykimin tim do të jetë kryetar i PD-së por çfarë do ti sjellë ai asgjë, a do të sjellë Vasha diçka të re ngelet për tu parë. besimi te Basha nuk është i madh por kur vjen puna me gjykuar ndarjen unë e kam bërë politikisht dhe një forcë politike e jona duhet që të kuptojë diçka që ka sukses. Si do të ecim përpara duke bërë kompromis me të keqen apo do ecim bashkë me të, ribashkimi është një hap vdekjeprurës, nëse palët nuk janë të gatshme për ribashkim pse duhet ta diskutojmë këtë gjë, se do të thotë që do të ndjekim berishizmin. Basha vjen dhe merr edhe një herë pushtetin, le ta marrë, por nuk sjellë as projekt të ri dhe as ribashkim, por thjesht përdor disa gjëra që i ka përdorur edhe më parë. Ai e ka një grup por për çfarë do e përdorë vetë, për të qenë kryetar?
Unë uroj që të mos jetë e vërtetë për një mundësi bashkëpunimi mes Bashës dhe Berishës, por shikoj se ato kanë më shumë një raport të ngjeshur për pushtetin. Një njeri në politike nuk duhet që të shërbejë pushtetit, por për çfarë e don atë force në dorë”, është shprehur Kadilli./abcnews.al


