PD ende e ndarë, Sula: Do mbështesim kandidaturën e Këlliçit për Tiranën

schedule22:12 - 28 Tetor, 2022

schedule 22:12 - 28 Tetor, 2022

PD ende nuk ka arritur një marrëveshje edhe pas takimit të deputetëve Gazmet Bardhi dhe Edi Paloka.

Edhe pse pati një dakordësi për të dalë në zgjedhjet e ardhme vendore me një kandidat, me sa duket vetëm grupimi i Berishës ka filluar nga puna. Belind Këlliçi ishte i pari që shprehu kandidaturën për të garuar në primare në Tiranë.

Siç mësoi ABC, në Durrës dhe Elbasan gjithashtu janë zyrtarizuar emrat që do garojnë në primare.

Në Elbasan janë Blendi Himçi dhe Aurel Bylykbashi, ndërsa në Durrës Igli Cara.

Ditën e djeshme Partia Demokratike firomosi një marrëveshje me Partinë e Lirisë, të cilën e cilësuan  si historike.

Por a do të ketë më një bashkim të dy fraksioneve të PD-së pas kësaj marrëveshjeje?

Të ftuar në studion e  “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo për të diskutuar rreth frontit opozitar ishin analistët Mentor Nazarko dhe Mentor Kikia si dhe deputeti demokrat Dashnor Sula së bashku me nënkryetarin e Partisë së Lirisë.

Në studio Sula deklaroi se grupimi i Alibejat do të mbështesë kandidaturën e Këlliçit nëse ai është kandidati zyrtar pas primareve.

Pjesë nga diskutimi:  

Sula: Nëse është kjo që zoti Meta dhe Berisha janë bashkë se duhet të jenë bashkë, ose kanë qenë gjithmonë bashkë, kjo nuk i shërben gjësë në tërësi. Këtë moment historik duhet ta bëjnë edhe persona të tjerë. Partia e Lirisë është me 5.1% të numrit të votave total në zgjedhjet e 2021. Nëse Berisha e quan të plotësuar mozaikun e tij me këto vota, nuk janë bërë mirë llogaritë. Nëse Berishës i duhet dhe ai 30% i 6 marsit, por i duhen dhe ato vagonat e vegjël…nuk po e zhvlerësoj. Unë jam dhe për 0.001%.

Nesho: Këtu kemi të bëjmë me diçka më të rëndësishme se sa zgjedhje normale dhe çështje pushteti. Kjo betejë i lidh të gjithë ata që shikojnë interesin e vendit. LSI ka qenë faktori kryesor në shumicën e zgjedhjeve lokale dhe vendore gjatë viteve.

Sula: Deri më 6 nëntor janë duke u diskutuar kandidatët, për të pasur një të përbashkët.

Nesho: Pse nuk i bashkoheni Partisë Demokratike reale?

Sula: Liz Truss nuk pati Grup Parlamentar dhe dha dorëheqjen për 45 ditë. Kurse këtu e injorojnë Grupin Parlamentar.

Nesho: Deputetët në Shqipëri duhet të jenë më konkretë.

Sula: Unë jam i bindur që e djathta dhe PD-ja ka ardhur në pushtet në sajë të figurave dhe jo të siglës. Nuk po themi të bashkohemi, në këto momente i rëndësishëm është bashkëpunimi. Çështja e bashkimit është tjetër gjë.

Kikia: Grupimi i Berishës e tregoi që është mazhorancë. Ato aktivitete që u realizuan nga Foltorja treguan se nga është mazhornca. Por PD e dëmton edhe sikur të ikin 10 vota. Çfarë i mban ende të ndara këto 2 fraksione? Çfarë duhet që të bashkëpunoni?

Sula: Ne nuk e kundërshtojmë marrëveshjen Berisha-Meta. Nëse Berishës i vlejnë më shumë 5.1% të votave të tyre…

Kikia: A do e mbështesni Këlliçin?

Sula: Padiskutim.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!