Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD e rrëmbyen komunistët”, Rama me shqiptarët në New York: Shkodra, shembulli i punës tonë

schedule18:32 - 26 Tetor, 2024

schedule 18:32 - 26 Tetor, 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin me shqiptarët në SHBA u shpreh se Partinë Demokratike e kanë rrëmbyer komunistët, që në hapat e parë të krijimi të saj.

Ai shtoi se Shkodra është shembull kryesor, i cili tregon për vizionin dhe punën e kësaj qeverie.

“PD e rrëmbyen komunistët. Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, Shqipëria është e ndarë mes, e para, punëtoresh dhe dembelësh, e dyta, patriotësh dhe nacionalistësh, që i referohen flamurit për t’u fshehur pas tij. Njëherë na e dhanë mundësinë, shikoni Shkodrën si po ndryshon. Ne jemi dhe antikomunistë dhe antifashistë, se për ne ka një emërues të përbashkët që është Shqipëria dhe për Shqipërinë ka një virtyt të përbashkët, që është puna.”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!