Bilbil Bajraktari do të jetë kandidat i grupimit të Enkelejd Alibeajt brenda Partisë Demokratike.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se drejtuesi i degës së PD në Kamzë do të jetë kandidati që do të garojë më bashkinë bastion të së djathtës nën siglën e PD përballë kryetarit aktual, Rakip Suli i PS.
Bajraktari është kandidati i 5 që zbulohet nga grupimi i Enkelejd Alibeajt për garën elektorale të 14 majit për pushtetin lokal.
Agron Kapllanaj ishte i pari nga grupi i Enkelejd Alibeajt që konfirmoi kandidaturën për një bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kapllanaj do të jetë në garë për bashkinë e Mallakastrës.
/abcnews.al