‘PD e ka sfidë rotacionin politik’, Çollaku: PD, asnjë fushatë për elektoratin gri

schedule20:58 - 17 Prill, 2025

schedule 20:58 - 17 Prill, 2025

Deputeti demokrat Kreshnik Collaku tha për studion e ‘Real Story’ se sfida e PD është rotacioni politik. Sipas saj, edhe ata që janë kundër Berishës duhet të bashkohen pranë demokratëve dhe se qëllimi kryesor është rrëzimi i Edi Ramës.

“Dua të shkojë të testojë atë pjesë të njerëzve të cilët mund të kenë edhe vërejtje karshi meje dhe janë kundër qeverisë. PD duhet të projektonte një fushatë për votën e elektoratit gri. Nuk mendoj që PD duhet ta votojnë fanatikët e Berishës, por duhet ta votojnë edhe ata që janë kundër Berishës që mendojnë që rotacioni mund të sjellë ndryshim.

Mendojë Berisha do pranojë dhe statutin dhe humbjen nëse ndodh. Ëndrra ime do ishte bashkimi i cdo fluksi politik, edhe ata pro Berishës dhe kundër, të ishte kundër Ramës. Nuk u mbërrit dhe mendoj që ky është një dështim për të gjithë dhe përgjegjësia është te mëdhenjtë. Mendoj që sfida ka për të qenë kjo. Në një betejë kaq agresive rrezikon të marrë dhe mandat të katërt, situata është agresive dhe është e patolerueshme. Unë kam kundërshti të miat por jam sepse kam dhënë fjalën që do fitojë PD, sepse PD e ka sfidë rotacionin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!