PD dorëzon kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin

schedule19:47 - 20 Shkurt, 2018

schedule 19:47 - 20 Shkurt, 2018

Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin.

Në kërkesën e PD-së theksohet se përjashtimi i tyre është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale. Opozita e kërkon debatin me kryeministrin për këtë çështje që në seancën e së enjtes.

“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”, thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike./abcnews.al